Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Qipros.
Kosova dhe Qipro përballen të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Tekniku francez është pyetur rreth futbollistëve të Ballkanit, Lindon Emërllahut dhe Lumbardh Dellovën që janë ftuar nga ai për dy ndeshjet e shtatorit.
Giresse thotë për të parin se nuk ka treguar cilësitë te U21-shat.
“Ka edhe lojtarë të tjerë që nuk luajnë jo vetëm ata të Ballkanit. Janë vetëm dy lojtarë të Ballkanit dhe jo tre. Emërllahu nuk i ka treguar cilësi shumë të mira me U21-shat e Kosovës dhe është hap i madh për të të luajë në Kombëtare. Dellova mund të luajë si anësor dhe qendërmbrojtës por trajneri bën përzgjedhjen”, tha Giresse në konferencë për media.
Kosova zë vendin e dytë me gjashtë pikë, kurse Qipro ka një pikë më pak në vendin e katërt. Greqia është e para me 12 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut ka pesë pikë në vendin e tretë.