Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për të mbyllur edicionin 2019/20 për Ligën e Parë, Ligën e Dytë, Ligën e Tretë dhe grupmoshat.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të besueshme të Gazetës Olle brenda institucionit drejtues të futbollit kosovar.
Komiteti Ekzekutiv ka vlerësuar se kompletimi i sezonit për këto kategori është shumë i vështirë, duke parë situatën pandemike.
Besa dhe Arbëria pritet të inkuadrohen në Superligë, ndërsa nga Liga e Parë nuk do të bie asnjë skuadër.
Brenda pak minutave Federata e Futbollit të Kosovës do të dalë me një njoftim për të konfirmuar vendimet.