Pandemia e koronavirusit çoi në anulimin e shumë garave të futbollit dhe turneve në të gjithë globin. Edhe “Copa America” është dashur të shtyhej më 2021.
Messi tha se e priste me padurim këtë kompeticion:
“Shtyrja e “Copa America” ishte një zhgënjim i madh, por sigurisht që duhej të ndodhte në këtë situatë. Ishte gjëja e arsyeshme për të bërë. “Copa America” do të ishte një rast i madh për mua këtë vit, isha jashtëzakonisht i ngazëllyer për të garuar përsëri aty.
Më goditi shumë lajmi, kur mësova se do të shtyhej, por e mirëkuptova plotësisht vendimin.
Ne nuk mund të merremi me atë që lamë pas këtë vit. Është më mirë të shikojmë të ardhmen, për t’u rikthyer në rutinën e përditshme të stërvitjes, për të parë shokët e skuadrës, për të luajtur ndeshjet e para.
Jam i sigurt që do të jetë e çuditshme në fillim, por jam shumë i etur për të filluar përsëri ndeshjet!”