Sot vazhdon xhiro e dytë e Superligës së Kosovës.
Pas xhiros së parë, Gjilani, Prishtina dhe Llapi kryesojnë tabelën pasi janë tre skuadrat që kanë siguruar fitore ndaj Ferizajit, Dukagjinit dhe Drenicës.
Nga ora 17:00, Ferizaj do të pret Prishtinën. Gjilani do të jetë nikoqir i Malishevës, ndeshje kjo që po ashtu fillon nga ora 17:00.
Ndeshja e tretë do të luhet mes kampionit në fuqi, Ballkanit, dhe Drenicës, e cila zhvillohet nga ora 20:00.