Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka konfirmuar se futbolli spanjoll do të rikthehet më 11 qershor me derbin mes Sevillës dhe Real Betisit.
Tebas i adresoi disa shqetësime të ndryshme para rifillimit të sezonit 2019/20 në La Liga dhe kërkoi përgjegjësi nga futbollistët, transmeton GE.
“Do ta kemi një ndeshje më 11 qershor, sipas të gjitha gjasave”, konfirmoi Tebas për Movistar.
“Do të jetë vetëm një ndeshje, ku do të nderohen të gjithë ata që kanë vdekur (nga koronavirusi)”, shtoi ai.
“Ne shpresojmë se do të jetë kjo datë me derbin mes Sevillës dhe Real Betisit në orën 22:00”, nënvizoi ai.
Kryeministri i Spanjë, Pedro Sanchez, e dha ditë më parë dritën e gjelbër për rikthimin e futbollit në vend më 8 qershor.