Tërheqja e shortit për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës do të bëhet nesër (14 qershor) nga ora 13:00.
UEFA tashmë ka bërë ndarjen e skuadrave në gjashtë grupe me nga dhjetë skuadra, bazuar në renditjen e koeficientit të klubeve, shkruan GE.
Skuadra nënkampione e Kosovës, Drita, është shortuar si bartëse e Grupit 1. Skuadrat tjera bartëse të këtij grupi janë: Dinamo Tbilisi (Gjeorgji), Alashkert (Armeni), Lechia Gdansk (Poloni) dhe Milsami Orhei (Moldavi).
Kurse, skuadrat jo-bartëse të Grupit 1 janë: Inter Turku (Finlandë), Panevezys (Lituani), Paide Linnameeskond (Estoni), Akademija Pandev (Maqedoni e Veriut) dhe Hamrun Spartans (Maltë). Pra, Drita mund të takohet me njërën prej këtyre skuadrave.
Skuadra e renditur si e treta në sezonin 2021/22 në Superligën e Kosovës, Gjilani, është në mesin e skuadrave jo-bartëse Grupin 2, bashkë me: Gheorghe (Moldavi), Ruzomberok (Sllovaki), Dila Gori (Gjeorgji) dhe Iskra Danilovgrad (Mali i Zi).
Skuadrat bartëse të Grupit 2 dhe kundërshtarët e mundshëm të Gjilanit janë: KuPS Kuopio (Finlandë), Laçi (Shqipëri), Mura (Slloveni), Liepaja (Letoni) dhe Kauno Zalgiris (Lituani).
Edhe skuadra e Llapit, që zuri vendin e katërt në elitën e futbollit kosovar dhe e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës, do të marrë pjesë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Llapi është shortuar në Grupin 3 si skuadër jo-bartëse, bashkë me: Borac Banja Luka (Bosnje Hercegovinë), Larne (Irlandë e Veriut), Differdange (Luksemburg) dhe Atletic Club d’Escaldes (Andorrë).
Skuadrat bartëse të Grupit 2 dhe kundërshtarët e mundshëm të Llapit janë: Olimpija Ljubljana (Slloveni), Buducnost Podgorica (Mali i Zi), B36 Torshavn (Ishujt Faroe), Gzira United (Maltë) dhe St Joseph’s (Gjibraltar).