Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka përcaktuar pesë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Kampionët e Kosovës, Ballkani mund të përballet me gjigantin suedez, Malmo në raundin e parë.
Krahas Malmos, Ballkani mund të përballet edhe me Bodo/Glimtin e Norvegjisë, HJK Helsinkin e Finlandës, The Neë Saints e Uellsit dhe Zhalgiris e Lituanisë.
Ndeshjet e para luhen më 5/6 korrik, ndërsa të kthimit më 12/13 korrik.