Kombëtarja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanëve” iu nevojitet vetëm fitorja për të shpresuar për pozitën e parë në grupin 2 të Ligës C.
Në konferencën para ndeshjes, Milot Rashica thha se janë të përgatitur dhe do të japin maksimumin në këtë ndeshje.
“Është ndeshja e fundit e këtij grumbullimi. Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Ne jemi të përgatitur dhe do të japim maksimumin në këtë ndeshje. E presim me qenë ndehsje shumë e vështirë. Është kundërshtar krejt tjetër prej ndeshjes së kaluar. Kemi lujt para disa ditëve me ta. E dimë mënyrën qysh kanë lujt ata dhe qysh kemi lujt na. Do të japim më të mirën tonë”, tha Rashica.
I pyetur se a ishte ndeshja ndaj Irlandës së Veriut më e mira e Rashicës në “Fadil Vokrri”, ai tha: “Duke e parë rëndësinë e ndeshjes dhe kontributin tim te golat, besoj që po”.