Kosova me pesë mungesa ndaj Greqisë, ja cilët lojtarë do të mungojnë

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur mungesat që do të jenë për ndeshjen ndaj Greqisë, në kuadër të lojës së katërt në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” në këtë ndeshje të rëndësishme do të jenë pa shërbimet e Edon Zhegrovës, Ibrahim Dresevicit, Betim Fazlijit, Lirim Kastratit dhe Benjamin Kolollit.

Kombëtarja e Kosovës sot ka udhëtuar dhe është akomoduar në Volos të Greqisë, derisa sot, në orën 19:00, sipas kohës lokale në Volos, do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Teksa paraprakisht përzgjedhësi Alain Giresse dhe njëri nga futbollistët do të paraqiten në konferencë për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *