Eintracht Frankfurti e ka fituar trofeun e Ligës së Evropës për herë të parë pas më shumë se dy dekadave.
Skuadra gjermane triumfoi në finalen e madhe kundër Rangers vetëm pas penalltive me rezultat 5:4 në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”.
120 minutat përfunduan baras 1:1.
Përkundër rasteve dhe dominimit të gjermanvë, gola në pjesën e parë nuk pati.
Skocezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 57-të me autor Aribon i cili nuk gaboi përball me portierin.
Tetë minuta më vonë, sulmuesi kolumbian Borre riktheu baraspeshën duke shënuar golin e barazimit për Eintrachtin e Frankfurtit.
As në vazhdime dy herë nga 15 minuta nuk pati gola dhe kësisoj gjithçka u vendos pas ekzekutimit të penalltive.