Vedat Muriqi ka shënuar njërin prej dy golave të fitores së Mallorcas kundër Rayo vallecanos të dielën.
Muriqi shënoi golin e parë në minutën e 13-të, ndërsa të fitores Abdon Prats në minutën e 92-të.
Golin e vetëm për Rayo Vallecanos e shënoi Pathe Ciss në minutë ne 60-të, që ishte edhe i barazimit. Por Mallorca shënoi në minutën e 92-të golin e fitores së madhe në garën për mbijetesë në Spanjë.
Paraqitja e Muriqit u vlerësua me notën 7.6, nga “SofaScore”, duke u shpallur kështu edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.
Në xhiron e 38-të (të fundit), Mallorca e luan në udhëtim ndaj Osasunas.
Mallorca është jashtë zonës së rënies. Zë vendin e 17-të me 36 pikë, sa ka edhe Cadizi që barazoi në shtëpi 1:1 kundër Real Madridit. Cadizi në xhiron e fundit luan ndaj Deportivo Alavesit.