Chelsea ka arritur një marrëveshje sponsorizimi me firmën e kriptomonedhës, WhaleFin. Kjo kompani do zëvëndësojë vompaninë koreane Hyundai në 2022-23.
Marrëveshja e re do t’i sjellë skuadrës londineze 20 milionë funta në vit. Emri i kompanisë së kriptovalutave do të jetë në mëngët e fanelës së Chelseat në sezonin e ardhshëm.
Marrëveshja shënon lëvizjen e parë zyrtare të Chelseat në tregun e kriptove, disa javë pasi Liverpool u lidh me një kompani për të zëvëndësuar Standard Chartered.
“Ky është një partneritet jashtëzakonisht emocionues për klubin, i cili na lidh me një nga kompanitë më të avancuara të aseteve dixhitale në botë” thuhet në njoftimin e Chelseat.