Kanë përfunduar tri takimet hapëse të javës së 31-të në elitën e futbollit kosovar të zhvilluara sot në Gjilan, Klinë e Skenderaj.
Prishtina ka shënuar fitore 1:2 ndaj Gjilanit me përmbysje në rezultat.
Fitore të madhe ka marrë edhe Dukagjini që ka triumfuar 4:0 kundër Feronikelit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Tri pikë i ka arkëtuar edhe Drenica në duelin me Ulpianën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, duke fituar 3:1.
Me këto rezultate edhe renditja tabelore ka pësuar disa ndryshime, me Dukagjini që ka dalë nga zona e barazhit. Malisheva që ndeshjen e zhvillon të enjten, ka rënë në pozitën e tetë, vend ky që e dërgon në barazh.
TABELA E SUPERLIGËS: