Një meç i “zjarrtë” në botën e boksit na pret sot.
Kampioni i WBC-së, Tyson Fury, 33 vjeç, do të mbrojë për herë të dytë titullin që e fitoi në vitin 2020. Përballë tij Dillian Whyte, 34-vjeç, edhe ai britanik, madje mik i hershëm i “The Gipsy King”.
Tyson Fury i cili konsiderohet favorit i këtij takimi ka statistika më të mira sesa bashkëkombasi i tij, Dillian Whyte.
Fury është më i gjatë saktësisht 2 metra e 6 centimetra për dallim nga kundërshtari i cili është 1 metër e 93 cm.
“The Gipsy King” ka edhe rekord më të mirë në karrierë duke regjistruar 31 fitore nga 32 duele prej të cilave 22 i ka mbyllur me KO. Në anët tjetër Whyte prej 30 ndeshjeve ka fituar 28 me 19 KO.