Bilanci i Serie A, ja sa futbollistë u testuan pozitivë nga COVID-19

GENOA, ITALY – APRIL 20: Genoa fans stand is seen empty as a sign of protest against Enrico Preziosi chairman of Genoa before the Serie A match between Genoa CFC and Torino FC at Stadio Luigi Ferraris on April 20, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Seria A do të rikthehet shumë shpejt në fushë, madje u mendua se në fund të majit do të riniste kampionati. Situata nuk është aq shpresëdhënëse pas testeve të bëra para fillimit të stërvitjeve.

Testet paraprake kanë treguar se janë 8 futbollistë që kanë dalë pozitivë me COVID-19. Torino ka konfirmuar 1 rast, klubi i Fiorentinës ka 3 futbollistë, ndërsa më e rëndë është gjendja te Sampdoria që ka 4 lojtarë të prekur.

Italia është në mëdyshje pas këtyre rezultateve, pasi nuk dihet nëse do të ketë një ndalesë tjetër. Drejtuesit mund të mendojnë me shumë seriozitet rinisjen. Italia është një prej vendeve më të dëmtuara në botë nga COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *