Arsenali ka siguruar shërbimet e futbollistit të ri shqiptar, Maldini Kacurri, i cili shihet si një futbollist me të ardhme të ndritur.
“Football.London” ka raportuar sot se klubi nga Londra tashmë ka nënshkruar me qendërmbrojtësin shqiptar.
Kacurri u mor nga “Topçinjtë” pasi u lirua nga skuadra e të rinjve të Fulhamit.
16-vjeçari u përfshi për Arsenalin në ndeshjen ndaj Garuda Select, e cila ndihmon futbollistët e rinj në Britaninë e Madhe të arrijnë më lart në futbollin evropian.
Vendimi për të nënshkruar me reprezentuesin e Shqipërisë ishte nga shefi i akademisë së Arsenalit, Per Mertascker. Ish-mbrojtësi gjerman dhe stafi i tij po kërkojnë të sjellin sa më shumë të rinj nga rajone të ndryshme të Evropës, transmeton GE.
Maldini Kacurri vlerësohet si një lexues mbresëlënës i lojës. Ai është pjesë e Kombëtares U17 të Shqipërisë.