Krizë e madhe po mbretëron te Chelsea pas largimit të Roman Abramovich dhe lajmit se klubi është nxjerrë në shitje, ndaj futbollistët janë të detyruar të blejnë vetë karburantin për autobusin.
Sipas “Marca”, ata vendosën për këtë veprim pas vendosjes së sanksioneve ndaj biznesmenit rus.
Lojtarët, fizioterapistët dhe të gjithë në klubin e lidhur me ekipin e parë vazhduan të bënin punën e tyre, por me pasiguri të madhe. Nga ana tjetër, sektori tregtar, i burimeve njerëzore dhe i kontabilitetit kanë pushuar së funksionuari.
Madhështinë e krizës së klubit e tregon edhe fakti që blutë nuk lejohen të shesin bileta për ndeshjet në shtëpi.
Në klub është edhe drejtoresha e përgjithshme Marina Granovskaja.
Marca raporton se tashmë ajo nuk ka asnjë funksion ekzekutiv pasi nuk lejohet të lidhë asnjë kontratë apo të miratojë sjelljen e lojtarëve të rinj.
Të gjitha kufizimet në Chelsea zgjasin të paktën deri më 31 maj dhe pronarët e rinj pritet të marrin përsipër klubin.
Tani për tani kanë shfaqur interes pronarët e MLB Chicago Cubs, por tifozët nuk i duan për shkak të polemikave me familjen Ricketts.
?Following Abramovich's announcement, the club's players are experiencing unprecedented situations ? https://t.co/FvaIaKokTT
— MARCA in English (@MARCAinENGLISH) April 5, 2022