Si po evoluon Premierliga për t’i ndihmuar lojtarët myslimanë që agjërojnë?

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë zyrtarisht nga nesër.

Dhe, ky muaj do të jetë sfidues për sportistët, të cilët kanë angazhime fizike me stërvitje dhe me lojë.

Mirëpo, Premierliga po mundohet t’ju përshtatet maksimalisht futbollistëve myslimanë që luajnë në këtë ligë, për t’ua bërë sa më të lehtë agjërimin, shkruan “BBC”.

Agjërimi i Ramazanit në Britaninë e Madhe këtë herë do të fillojë në mes të orës 04:00 dhe 05:00 dhe do të mbyllet në mes të kohës 19:30 deri në 20:30 në fund.

Kjo nënkupton se 52 ndeshje të Premierligës do të zhvillohen gjatë natës në muajin e Ramazanit dhe nëntë prej tyre do të luhen në mbrëmje, kur lojtatët myslimanë duhet të bëjnë iftar gjatë lojës.

Sezonin e kaluar, në ndeshjen ndërmjet Leicester Cityt dhe Crystal Palacet, në “King Power Stadium” ishte bërë një pauzë e shkurtër për t’ua mundësuar mbrojtësit të “Foxes”, Wesley Fofana dhe mesfushorit të “Eagles” që të bëjnë iftar.

Vitin e kaluar kishte marrëveshje në mes të kapitenëve që të ndërpritet përkohësisht loja derisa lojtarët që agjërojnë të bëjnë iftar.

Këtë vit uk u është dhënë ndonjë guidë ekipeve elitare pasi kjo nuk do të ndodhë në çdo ndeshje.


Sidoqoftë, kapitenët mund të kërkojnë përsëri një pushim-ushqimi gjatë lojës, duke i paralajmëruar gjyqtarët para fillimit të takimit.

Krahas futbollistëve të shumtë, në ligën elitare angleze luajnë edhe disa yje të besimit islam si Mohamed Salah i Liverpoolit, Paul Pogba i Manchester United dhe N’Golo Kante i Chelseat, të cilët megjithatë nuk dihet nëse do të agjërojnë apo jo. /Gazeta Express/

Këto janë ndeshjet e Premierigës që do të zhvillohen në mbrëmje gjatë muajit të Ramazanit

E hënë, 4 Prill: Crystal Palace – Arsenal (20:00 fillon loja)

E mërkurë, 6 Prill: Burnley – Everton (19:30)

E premte, 8 Prill: Newcastle – Wolves (20:00)

E martë, 19 Prill: Liverpool – Manchester United (20:00)

E mërkurë, 20 Prill: Chelsea – Arsenal, Everton – Leicester, Newcastle – Crystal Palace (të gjitha nga ora 19:45), Manchester City – Brighton (20:00)

E enjte, 21 Prill: Burnley – Southampton (19:45)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *