Tre futbollistëve të kombëtares së Kosovës iu rritet vlera e kartonit

Tre futbollistëve të Kombëtares së Kosovës iu është rritur vlera e kartonit sipas ueb-faqes për vlerësimin e futbollistëve, transfermakt.com.

Futbollistëve që iu është rritur vlera janë, Visar Bekaj, Fidan Aliti dhe Mirlind Kryeziu.

Visar Bekaj që aktivizohet për KF Tirana, më herët vlerën e kartonit e ka pasur 300 mijë euro ndërsa pas ndryshimeve tw reja, vlera e tij është rritur në 400 mijë euro.

Fidan Aliti që luan për FC Zurich në Kampionatin e Futbollit të Zvicrës tashmë ka vlerë 1.5 milion euro ndërsa më herët vlera e kartonit të tij ishte 1 milion euro.

Pos Visar Bekaj dhe Fidan Aliti, rritje ka pasur edhe futbollisti tjetër Mirlind Kryeziu që po ashtu luan për FC Zurich.

Deri sa më herët Kryeziu kishte vlerën e kartonit 600 mijë euro, me rritjen e vlerës, kartoni i tij tashmë kushton 1 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *