Ekziston një mundësi por jashtëzakonisht e vogël që Italia të kualifikohet në Kupën e Botës 2022 dhe kjo lidhet me mundësinë që Irani të përjashtohet.
Kjo teori u ngrit nga “Sport Mediaset”, e ndjekur më pas edhe nga mediat tjera italiane, por mbetet shumë, shumë pak e mundur që kjo të ndodh.
Irani u bë problem sepse la 2000 femra jashtë stadiumit për ndeshjen e tyre kualifikuese për Kupën e Botës kundër Libanit, pavarësisht faktit se ato kishin blerë bileta.
Irani fitoi ndeshjen 2-0, por tashmë ishte paralajmëruar nga FIFA në vitin 2019 që të hiqte rregullin për ndalimin e grave në tribuna.
Duke qenë se kjo është një shkelje e përsëritur, anëtari i Federatës së Futbollit iranian, Mehrdad Seradschi, vuri në dukje në Tëitter se kishte dëgjuar “lajme shqetësuese nga FIFA dhe Konfederata e Futbollit Aziatik në lidhje me këtë çështje”.
Qasja më ekstreme do të ishte që FIFA të përjashtonte Iranin nga Kupa e Botës 2022, në të cilën ata tashmë kanë rezervuar vendin e tyre.
Nëse kjo do të ndodhte, teorikisht FIFA mund të promovonte në vend të tyre një shtet me koeficientin më të lartë në renditjen botërore.
Ky vend do të ishte kampioni aktual i Evropës, Italia, e cila nuk arriti as në finalet e play-off-it pas humbjes 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut.