Kosova po luan kundër Zvicër në kuadër të ndeshjeve miqësore të marsit.
Për Granit Xhakën, përveç që po luan ndaj Kosovës, kjo ndeshje është e veçantë pasi ai po e luan ndeshjen e 100-të me përfaqësuesen helvete.
Para ndeshjes me Kosovën, Xhakës nga Federata e Futbollit të Zvicrës i është dorëzuar një dhuratë simbolike.
Ballafaqimi mes Zvicrës dhe Kosovës është e fundit për dy reprezentacionet në kuadër të ciklit ndërkombëtar të muajit mars.