Zvicra dhe Kosova do të përballen mes vete në një ndeshje miqësore nesër.
Kjo do të jetë hera e parë që skuadrat e këtyre dy shteteve do të takohen me njëra tjetrën .
Në prag të kësaj ndeshje, Xherdan Shaqiri ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“I emocionuar për ndeshjen speciale nesër!”, ka shkruar 30-vjeçari.
Ndryshe, miqësorja Zvicër – Kosovë do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih. Kjo ndeshje do të fillojë në ora 18:00.