Pas Holandës dhe Francës, Belgjika është shteti tjetër që i jep fund sezonit të futbollit.
Qeveria e Belgjikës ka vendosur që asnjë sport, qoftë profesional apo amator, të mos zhvillohet deri më 31 korrik.
Kjo datë, e bë të pamundur përfundimin e sezonit në Superligën e futbollit të Belgjikës, me UEFA-n që u ka kërkuar përfundimi të ndodh para 3 gushtit, me këtë muaj që do t’i lihej në dispozicion ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.
Drejtuesit e Superligës së Belgjikës (PRO League), janë deklaruar pas këtij vendimi, duke thënë se e respektojnë masat që janë marrë për të ndaluar përhapjen e COVID-19.
Tani Pro League do të ulet për të vendosur për renditjen përfundimtare të sezonit.
Kujtojmë se Franca ka shpallur kampion PSG-në, ndërsa në Holandë, sezoni është shpallur i anuluar, duke mos i dhënë askujt titullin e kampionit.