Joel Matip e pranon se kishte mbetur i hutuar nga korneri i shpejtë i cili e kompletoi rikthimin mahnitës të Liverpoolit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, duke thënë se “i pashë të gjithë se si po festonin dhe unë thjesht iu bashkova a tyre”.
Skuadra e Jurgen Kloppit u fut në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Anfield si humbës i ndeshjes së parë (3:0) në Camp Nou sezonin e kaluar, transmeton GE.
Shumë njerëz mendonin se gjithçka kishte marrë fund dhe Barcelona e kishte siguruar një vend në finale, por të kuqtë patën një natë drithëruese në Anfield dhe e munden gjigantin katalonas 4:0.
Goli i dytë në ndeshje i Divock Origit ia siguroi një vend në finale Liverpoolit, falë një rivënieje të mençur nga këndi të Trent Alexander-Arnold.
Matip po shkonte drejt portës së Barcelonës për këtë rivënie nga këndi, por topi ishte futur në rrjet pa mbërritur ai në zonë. Qendërmbrojtësi nga Kameruni e pranon se ishte hutuar dhe nuk e dinte cfarë po ndodhte.
“Po shkoja ngadalë drejt zonës, në stilin e qendërmbrojtësit. Mendoja që mbase brenda 20 sekondave do të kishin një korner apo diçka kështu. Shkova përpara dhe kisha pamje të qartë. Ishte çmenduri. Nuk mund ta besoja”, tha Matip.
“Nuk e dija çfarë kishte ndodhur sepse ia e futi topin në rrjet. Mendoja: ‘Çfarë është kjo?’ pastaj e pashë Divock atje dhe topin në rrjet pastaj”, shtoi ai.
“Isha i hutuar të jem i sinqertë. Por pas disa sekondave të gjithë po festonin, iu bashkova edhe unë”, e pranoi ai.