Talenti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe gjatë kësaj kohë.
Se fundmi për prishtinasin kanë nisur të qarkullojnë lajme të ndryshme sa i përket të ardhmes së tij.
Zhegrova deri në fund të sezonit është pjesë e Baselit, ndërsa gjatë verës pritet të ndërroj ambient.
Për kosovarin kanë shprehu interesim shumë klube evropiane, ndërsa dy skuadrat e fundit që po kërkojnë shërbimet e 22-vjecarit janë Lille dhe Olympique Marseielle.
Zhegrova në një emision televiziv ka shprehu dëshirën që të qëndroj në Basel, por ka treguar se ka shumë klube të interesuar në të.
Nëse nuk arrin marrëveshje me skuadrën zvicerane, ai do të kthehet në Genk të Belgjikës e nga aty mund të transferohet në ndonjë klubet tjetër.