Zidane i tregon derën lojtarit, zbulohet i larguari i parë nga Reali

Real Madridi e ka zgjedhur se kush do të jetë i larguari i parë i verës.

Ai është Alvaro Odriazola që nuk ka të ardhme në “Santiago Bernabeu”.

Drejtuesit ia kanë bërë të qartë se nuk do ta mbajnë në kryeqytetin spanjoll.

Trajneri Zinedine Zidane nuk e do në skuadër, ndërsa Bayern Munchen nuk ka ndërmend që të blejë kartonin e tij.

Futbollisti u dëmtua dhe nuk ka luajtur shumë në kryeqytetin gjerman.

Ai do të rikthehet në Madrid, por me valixhe në duar.

Tekniku francez ka vendosur të rikthejë Achraf Hakimin në skuadër dhe ta vendosë në konkurrencë me Dani Carvajalin.

Hapësirat për Odriazolan reduktohen dhe në këtë mënyrë dhe largimi është opsioni më i mirë shkruan El Confidencial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *