Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej tyre me SARS-CoV-2, është diagnostikuar vetëm një rast.
Rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Mitrovicës – vendbanimi Rekë.
Sot janë shëruar 87 pacientë, duke çuar kështu bilancin e përgjithshëm në 490.
Nga data 8 shkurt deri sot janë testuar gjithsej 8.761 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 856 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri sot sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.694.087 raste të COVID-19 dhe 255.597 raste të vdekjes.