Cristiano Ronaldo ishte në gjendje të kthehej te Manchester United në vitin 2013. Këtë të paktën e konfirmon Patrice Evra, një ish-lojtar i “Djajve të Kuq”, i cili përmend një bisedë me Sir Alex Ferguson, asokohe trajner i klubit nga “Old Trafford”. Francezi i referohet një bisede me trajnerin skocez, në të cilën siguron se Cristiano do t’i kishte thënë “po” mundësisë së kthimit te Manchester United, ku u bë yll botëror.
Sipas Evra, Ferguson i tha atij: “Qëllimi im, për të cilin jam i sigurt 99%, është të kem edhe Cristiano, edhe Gareth Bale. Më duhen vetëm këta dy futbollistë për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve. Për të qenë i sinqertë, me 99%, nëse flas me Cristiano, ai do të thotë po”. Në fakt, ky operacion i dyfishtë, që mund të ndryshonte të ardhmen e futbollit europian, nuk u realizua. CR7 vazhdoi në Madrid dhe u bashkua, po atë verë të vitit 2013, me Bale.
Në atë sezon, Real Madridi fitoi të parin nga katër Champions-it e tij në pesë vite. Meritë e padiskutueshme kjo edhe e CR7 dhe Bale. Në muajin maj 2013, pasi pa që planet e tij ambicioze nuk mund të përktheheshin në realitet, Sir Alex i dha fund karrierës së tij të suksesshme si trajner.