Vedat Muriqi mbetet një ndër lojtarët më të kërkuar shqiptarë në tregun e transferimeve.
Prej disa muajsh është raportuar se dy skuadra të mëdha evropiane po interesohen për shërbimet e 26-vjeçarit prizrenas.
Tottenham Hotspurs dhe Lazio thuhet se kanë bërë edhe ofertat e tyre të para, por që janë refuzuar prej Fenerbahçes.
Por, sot mediat turke shkruajnë që gjiganti i Kosovës preferon kalimin te “Gjelat” e Londrës para lacialëve.
Madje, londinezët janë të gatshëm të përmbushin kërkesën e klubit nga Stambolli prej 30 milionë në mënyrë që sulmuesi të jetë i lirë në afatin kalimtar të verës.