Kriza pa fund e Arsenal-it: Fajin e ka Arsene Wenger

Nga triumfi në Premier League pas asnjë humbje te kualifikimi me vështirësi në Europa League. Në 15 vitet e fundit, Arsenal ka hyrë në një krizë së cilës nuk po i duket fundi.

Topçinjtë kanë provuar të ndryshojnë lëkurë me Unai Emery, por cikli i spanjollit është ndërprerë shumë shpejt dhe as pasardhësi i tij Mikel Arteta nuk po arrin të ndryshojë drejtim.

Po cila ëstë arsyeja që një nga klubet historikë të futbollit anglez ka rënë ka poshtë? Kësaj pyetje ka provuar t’i japë përgjigje legjenda e Arsenal-it, Tony Adams.

“Ka shumë mundësi që të largohet edhe Aubameyang. Kam ardhuruar konceptet e Arsene Wenger, sipas të cilëve asnjë lojtar nuk ishte më i madh se skuadra, dhe ka shitur lojtarët kur kishte rëndësi financiare për klubin”, ka thënë Adams për Sky Sport.

“Ishte i fortë dhe ka treguar një futboll shumë të mië në Champions League çdo vit, por ka penguar merkaton dhe tani jemi kthyer në një klub që i shet lojtarët më të mirë. Po të isha një trajner, nuk do ta shisja Aubameyang për asnjë çmim. Duhet të nxjerrim lojtarë nga Akademia dhe të mbajmë më të mirët që kemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *