3 maji i vitit 2016 do të mbetet një tjetër datë e rëndësishme e sportit tonë, pasi sporti më masiv në vend, futbolli, theu izolimin shumëvjeçarë.
Një derë të madhe anëtarësimit të Federatës së Futbollit Ndërkombëtar, por edhe federatave tjera, ua kishte hapur anëtarësimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, më 9 dhjetor 2014, shkruan KOK-u, raporton Gazeta Olle.
Në këto katër vjet nuk kanë munguar sukseset e futbollit, për çka iu urojmë që këtë vit të shkruajnë një tjetër sukses historik, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2021.
Andaj, në këtë ditë të veçantë për komunitetin e futbollit, KOK përgëzon ekipin e atëhershëm që realizoi ëndrrën e kahmotshme me në krye legjendën e Fadil Vokrri, kontributi i të cilit ishte i pamohueshëm, si dhe uron drejtuesit e tanishëm me në krye presidentin, Agim Ademi, thuhet në shkrimin e KOK-ut.