Gjithçka për sa i përket të ardhmes së Manchester Cityt, është e lidhur ngushtë me vendimin përfundimtar që pritet të merret, nëse mund të luajë apo jo në Kupat e Evropës, nga e cila u dënuan me përjashtim për dy sezone, për shkak të shkeljes së rregullave të “Fair Play Financiar”.
Nëse dënimi i dhënë nga UEFA, do të qëndrojë dhe City duhet ta vuajë, atëherë shumë lojtarë pritet të largohen nga klubi, teksa një nga ta pritet të jetë edhe ylli i ekipit, Kevin De Bruyne.
Belgu në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se dy vite pa Ligën e Kampionëve janë shumë.
“Dy vite pa Ligën e Kampionëve janë me të vërtetë shumë, nëse skualifikimi do të ishte vetëm për një vit do të mendohesha, por dy vite janë shumë. Po pres vendimin. Drejtuesit na kanë siguruar se do të apelojnë dënimin duke na shpjeguar se kanë vepruar 100% sipas rregullave. Kam besim tek drejtuesit, do të pres, më pas do të marr një vendim për të ardhmen time. Jam i kënaqur, luaj për një nga skuadrat më të mira në botë dhe në një nga kampionët më konkurrues, kjo më pëlqen”, ka thënë De Bruyne.