Djokovic merr pjesë në Australian Open, reagon Nadal: Do preferoja të mos ishte, por drejtësia foli

Novak Djokovic do të jetë pjesë e turneut Australian Open i cili nis më datë 17 janar.

Edhe pse qëndroi për disa ditë i izoluar pasi autoritetet australiane vendosën të mos e lejonin të futej në vendin e tyre pikërisht prej çështjes së vaksinimit, gjykata vendosi që serbi të konsiderohej si një rast përjashtimor duke qenë se ka paraqitur edhe një dokument i cili e lejon për arsye shëndetësore të mos vaksinohet.

Sakaq, për rastin e Noles ka folur edhe rivali i tij i drejtpërdrejtë, Rafael Nadal, teksa tenisti spanjoll thekson se sportivisht do të preferonte që serbi të mos ishte prezent, megjithatë shton se drejtësia ka folur dhe se duhet respektuar.

“Drejtësia ka folur dhe më duket mirë që Djokovic do të garojë në Australian Open. Më duket korrekte sepse është vendosur nga gjykata dhe unë gjithnjë kam qenë një mbështetës i drejtësisë. Nga ana sportive do të preferoja që Djokovic të mos ishte prezent në këtë kompeticion, por unë respektoj vendimet e gjykatës.

Institucionet më të rëndësishme theksojnë se vaksina është mjeti i duhur për t’i dhënë fund kësaj pandemie, megjithatë secili është i lirë të marrë vendimet e tij dhe të mbajë përgjegjësi për to”, u shpreh Nadal. Kujtojmë se të dy tenistët janë në të njëjtën kuotë sa iu takon trofeve në turnetë madhorë, plot 20 të tillë, po aq sa ka edhe Roger Federer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *