Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve për vitin 2021.
Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur këtë vit në pozitën e 66-të në renditjen botërore, shkruan Demokracia.com.
“Kuqezinjtë” kanë lënë pas përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut e cila ndodhet në vendin e 67-të.
Vlen të potencohet se Kombëtarja e Shqipërisë para disa ditësh ka mësuar edhe shortin për Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Rusinë, Izraelin dhe Islandën.
Ndryshe, Kosova është pozicionuar në vendin e 111-të në renditjen e FIFA-s.