“Ronaldo synon ta thyejë rekordin e Peles, të bëhet më i miri i të gjitha kohëve”

35 vjeçari i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka në plan që ta kalojë rekordin e Peles me gola dhe të bëhet më i miri i të gjitha kohëve, sipas Gary Neville.

Ronaldo ka shijuar një karrierë fantastike që nga mosha 18 vjeçare, duke qenë gjatë gjithë kohës në formë të lartë.

35 vjeçari ka fituar tre tituj të Premierligës, dy tituj të La Ligës, një Scudetto, pesë trofe të UEFA Champions League dhe shumë e shumë tituj tjerë me Manchester United, Real Madrid dhe Juve.

Ai gjithashtu e ka fituar pesë herë Topin e Artë, katër herë Këpucën e Artë.

Ai la Realin në vitin 2018 si golashënuesi më i mirë në histori të klubit, është [p ashtu golashënuesi më i mirë në histori të Portugalisë, me të cilën kombëtare arriti kulmin në vitin 2016 duke fituar Kampionatin Evropian.

Lionel Messi konsiderohet si lojtari më i talentuar i dy dekadave të fundit, ama Ronaldo tani për tani ka më së shumti gola në karrierë, mbi 700.

Sipas ish mbrojtësit të Man United, Neville, objektivi i CR7 është që të kalojë legjendën Pele për të cilin thuhet se ka shënuar mbi 1.000 gola.

Kjo duket e vështirë duke parë moshën e CR7, ama për Nevillen, duke e njohur Ronaldon – asgjë nuk është e pamundur.

“Përpjekja e tij për t’u bërë më i miri në botë ishte jashtë kësaj bote”, tha Neville për Sky Sports.

“Ai ishte një nga lojtarët e paktë me të cilët kam luajtur dhe që publikisht e pranojnë se trofetë individualë janë të rëndësishëm për të”.

“Ai thjesht ka dashur të jetë më i miri dhe ajo që ka bërë ndër vite ka qenë absolutisht e jashtëzakonshme. Arritjet e tij kanë qenë të mahnitshme dhe ai ka punuar shumë për këtë”.

“Ai është i obsesionuar pas golave. Mendoj se ai ka në plan që ta kalojë rekordin e Peles. Ai dëshiron të jetë më i miri i të gjitha kohëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *