22 persona janë shëruar nga koronavirusi të enjten në Kosovë, ndërsa janë regjistruar shtatë raste të reja pozitive.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se sot janë testuar 243 mostra.
Kjo është dita e katërt me rresht që ka më shumë të shëruar se raste të reja pozitive me koronavirus.