Futbollisti i Dritës: Me në fund po kthehemi ku e kemi vendin, tash s’ka llafe po ka fushë

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka votuar unanimisht që Superliga e Kosovës të rifilloj me 30 maj.

Por, ky vendim i FFK-së akoma nuk ka marrë dritën jeshile nga Ministria e Shëndetësisë.

Megjithatë ka një shpresë që futbolli kosovar të rikthehet në muajin qershor.

E duke parë zhvillimet e fundit ka reaguar edhe mbrojtësi i Dritës, Liridon Leci.

Ai i është gëzuar lajmit se futbolli po rikthehet.

“Me ne fund po kthemi ku e kemi vendin me padurim⚽️?tash ska llafe po ka fushe???✈️?”, ka shkruar Leci në rrjetin social ‘facebook’.

Më poshtë keni postimin e mbrojtësit të Dritës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *