Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ceremoninë për ndarjen e çmimit të Topit të Artë.
France Football çmimin për lojtarin më të mirë të vitit e ndan sonte në një ceremoni në Paris të Francës.
Gazetari, Pedro Sepulveda ka raportuar se ylli i Manchester Unitedit nuk do të marrë pjesë sonte në ceremoni.
Këtë çmim, Cristiano Ronaldo e ka fituar plot pesë herë, vetëm një më pak se Lionel Messi.
Ky i fundit është favorit për ta fituar Topin e Artë numër shtatë në karrierën e tij si futbollist.
Ceremonia nis me fillim nga ora 20:00.