Janë shtyrë të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë në futboll të parapara për t’u zhvilluar ditën e nesërme, duke përfshirë edhe derbin ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.
Ekspertët thonë: “JU DUHET të pastroni enët e gjakut nëse doni të ruani shëndetin e zemrës dhe të normalizoni presionin e gjakut…!”
“Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë ka njoftuar klubet dhe opinionin e gjerë se duke u bazuar në nenin 19 të Rregullores së Garave, ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë, të parapara për t’u zhvilluar të mërkurën, shtyhen për ditën e enjte për shkak të shpalljes ditë zie në Republikën e Kosovës pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Në aksidentin tragjik në Bullgari kanë humbur jetën mbi 40 persona.