​CHL/ Bayerni bën detyrën ndaj Kievit, United merr tri pikë jetike ndaj Villarrealit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të së martës në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Bayerni i Munihit ka shënuar një fitore komode me rezultat 2-1 ndaj Dinamo Kievit edhe pse skuadra gjermane tashmë e kishte siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.

Robert Leëandoëski shënoi një gol të bukur për epërsinë e parë të Bayernit dhe pastaj edhe Coman që e dyfishoi atë, ndërsa skuadra ukrainase e ngushtoi epërsinë me anë të Garmash në minutën e 70.

Bayerni mbetet lider i grupit E me 15 pikë, i ndjekur nga Barcelona me gjashtë sosh.

Në ndeshjen tjetër të vlefshme për grupin F, Manchester United ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Villarrealit me të cilën edhe e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të kësaj gare.

Pjesa e parë përfundoi pa gola por në të dytën “Djajtë e Kuq” shënuar dy herë përmes Cristiano Ronaldos në minutën e 78’ dhe Jadon Sanchos në të 90-tën.

United tashmë kanë mbledhur 10 pikë dhe janë të ndjekur nga Vilarreali me shtatë pikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *