Kanë përfunduar dy takimet e para të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina ka arritur të marrë një fitore me peshë në Superligën e Kosovës në futboll pasi e ka mposhtur sot Feronikelin 2:0 në sfidën e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.
Në anën tjetër, Dukagjini është ndalur në barazim nga Ulpiana në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Dukagjini dhe Ulpiana ndan pikët pasi luajtën 1-1.
Prishtina vazhdon të mbetet në vendin e pestë në tabelë me 21 pikë, ndërkaq Dukagjini vazhdon të mbetet në “zonën e kuqe” me 16 pikë.