Infektologu kosovar, Valbon Krasniqi thotë se për 3 ditë janë shëruar 83 pacientë nga covid19.
Krasniqi ka bërë thirrje që most ë gjykohen të infektuarit, pasi që nuk janë fajtorë dhe pandemia do të kalojë
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Rekord i të shëruarve nga COVID -19 në Kosovë
Për 3 ditë – 83 pacientë të shëruar.
Sonte në klinikë bashkë me vetëm 36 pacientë.
Pandemia do të kalojë,
Virusi do të shkon nga këtu
Ne do të mbesim këtu. Të gjithë, ata që ishin të sëmurë e u shëruan, fëmijë, të rritur e të moshuar, të gjithë bashkë do të jemi këtu
Mos i gjykoni të sëmurët
Mos i fajësoni
Mos i stigmatizoni
Ata nuk janë fajtorë
As Ti qytetar i Kosovës nuk je fajtorë;
Fajtor i vetëm në ketë mes është virusi, i cili ka aftësi të përhapet. T’ia heqim përfundumisht këtë aftësi virusit.
Sa e vlefshme fjala e urtë shqipe:
“Pastërtia është gjysma e shëndetit” – e në këtë kohë pandemie- gjysma tjetër është distanca sociale; prandaj,
Kujdesu për higjienën personale
Mbaj distancën sociale.