Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari ka thënë se 16 vjeçari J.P. i cili para dy ditësh ka rezultuar pozitiv me Covid-19, me kërkesë të familjes, pasi i është përsëritur testimi dje dhe sot, ka rezultuar negativ.
Po ashtu Rudari ka njoftuar se një person i cili është testuar si i dyshimt që është infektuar me koronavirus ka rezultuar negativ.
“Një mostër e një qytetari nga Podujeva, të testuar për COVID-19, ka rezultuar negative. Ndërsa, pacienti J.P. 16 vjeçar, i cili para dy ditësh ka rezultuar pozitiv, me kërkesë të familjes, pasi i është përsëritur testimi dje dhe sot, ka rezultuar negativ”, ka thënë Rudari, shkruan Gazeta Sinjali.
Deri më tani janë 799 persona të infektuar me koronavirus prej tyre 249 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.