Futbollisti brazilian, Kaio Felipe Santos Silva, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 21-vjeçare.
Mbrojtësi i Independentes ishte duke fluturuar me një balonë, e cila hasi në një kabblo të energjisë elektrike në Sao Paolo.
Ka qenë klubi i Independentes që ka konfirmuar vdekjen e futbollistit të ri.
“Me një keqardhje të thellë, klubi i futbollit të Independentes njofton ndarjen nga jeta të Kaio Felipe. Duam t’i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij”, shkruan klubi brazilian.