Kombëtarja e Kosovës ka mbyllur kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022” me barazim.
“Dardanët” barazuan 1-1 me Greqinë në stadiumin olimpik në Athinë në kuadër të Grupit B.
Ndeshja në Athinë nisi me dominim të vendasve e ku fryt dha në minutën e 44-të kur Masouras zhbllokoi shifrat në minutën e 44-të.
Megjithatë, kosovarët gjetën forcën për ta barazuar rezultatin në minutën e 76-të me autor kapitenin, Amir Rrahmanin.
Kosova mbyll ciklin kualifikues në Grupin B në vendin e fundit me pesë pikë, kurse Greqia ka dhjetë sosh.
Nga vendi i parë është kualifikuar direkt Spanja që ka mposhtur Suedinë.