Pjesa e parë e derbit të Manchesterit ka përfunduar me golin e dytë të “qytetarëve”. 0:2.
Kësaj radhe ka qenë Benardo Silva, ai që ka tundur rrjetën e “Djajve të Kuq”.
Një rezultat tepër komod për skuadrën e Pep Guardiolës, që shkon në dhomat e zhveshjes, në pushimin mes dy pjesëve, mjaft e qetë.
Përpjekjet e vendësve kanë qenë të shumta, por nuk janë konkretizuar dot.
Mësymja drejt barazimit ka krijuar boshllëqe në prapavijë, çka është shfrytëzuar më së miri nga kundërsulmi vrasës i Manchester City.