Ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti ka vazhduar me formë fantastike.
Napoli ka arritur të mposht Bolognën me rezultat 3-0.
Skuadra vendase që nga fillimi ishte më kërkuese dhe golin e avantazhit e gjetën në min e 18′.
Ishte Fabian Ruiz ai që realizoi pas asistimit të Elif Elmas.
Krejt në fund të pjesës së parë në min e 41′ u akordua penallti për Napolin të cilën në gol e konkretizoi Lorenzo Inisigne për rezultatin e pjesës së parë 2-0.
Napolitanët edhe në pjesën e dytë ishin më të mirë duke arritur të shënojnë sërish në min e 62′ me Insignen që realizoi nga penalltia për rezultatin përfundimarë 3-0.
Me këtë fitore Napoli kthehet në krye të tabelës me 28 pikë, aq sa ka edhe Milani në vendin e dytë, ndërsa Bologna tani ndodhet në vendin e 12-të me 12 pikë.