Ia anuloi Messit golin vendimtar për titullin me Barcelonën në vitin 2014, gjyqtari kërkon falje

Jorge Pautasso ishte ndihmës trajneri i Tata Martinos gjatë periudhës së trajnerit argjentinas te Barcelona, në sezonin 2013/14.

Më 17 maj 2014, katalanasit pritën Atlético Madrid në raundin e 38-të dhe të fundit të La Liga-s në ndeshjen venditmare të titullit.

Në rast fitoreje, Barcelona do të ishte kampione, por ndeshja përfundoi e barabartë. Në një intervistë për Què T’hi Jugues, Pautasso zbuloi se Mateu Lahoz, gjyqtari i ndeshjes, kërkoi falje për anulimin në mënyrë të gabuar, një gol të Lionel Messit në minutën e 64-të të lojës.

“Mateu Lahoz i kërkoi falje Tata Martinos për këtë lëvizje. Ai tha se e kishte gabim. Me VAR, Barcelona do të ishte kampione në atë kohë në vend të Atlético Madrid”, tha argjentinasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *