Me dy përballjet e sotme në Suharekë e Skenderaj është përmbyllur edhe xhiro e 11-të në elitën e futbollit kosovar.
Ballkani e ka fituar kryendeshjen e xhiros së 11-të në kampionatin elitar të Kosovës në futboll kundër Prishtinës.
Me këtë fitore, “portokallezinjtë” rimarrin kreun e tabelës me 21 pikë, një më shumë se Drenica e Gjilani.
Drenica gjithashtu ka triumfuar 2-0 në ballafaqimin me Dukagjinin, duke u pozicionuar në pozitën e dytë tabelore.
Prishtina me këtë disfatë vazhdon të mbetet prapa me skuadrat e kreut. “Bardhekaltrit” kanë 13 pikë dhe ndodhen në pozitën e pestë.