Armando Broja ka arritur të shkëlqejë sërish në Premier Ligë, teksa në ndeshjen e tij të dytë radhazi si titullar, pasi realizoi javën e kaluar ndaj Leedsit dhe ditën e sotme kundër skuadrës së Burnleyt.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes mike dhe Broja ka arritur të jetë i saktë për t’ia rrëmbyer topin dhe për të realizuar në cepin e portës dhe për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 bardhekuqve.
ARMANDO BROJA GOALLLL pic.twitter.com/3kbFoYt5GK
— Chelsea Loan Army (@CFCLoanArmy_) October 23, 2021